Këto janë vendet, ku do të performojë Tayna për festat e fundvitit!
Këngëtarja e njohur shqiptare Doruntina Shala, apo siç njihet me emrin artistik Tayna, është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.
Tashmë kur jemi në prag të festave të fundvitit, shumë nga këngëtarët shqiptarë kanë caktuar datat dhe vendet ku do të performojnë gjatë festave.
Njësoj ka bërë edhe reperja Tayna.
Indeksonline mëson se Tayna më 31 dhjetor, do të jetë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, pastaj më 1 janar ajo do të jetë në Bernë të Zvicrës.
Më 2 janar ajo do të performojë në Gjakovë, derisa më 3, Tayna do të jetë pranë publikut në Ferizaj. /Indeksonline/
