75 Mall Live Search
23:16 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klopp i bën ‘diss’ Simeones: Nuk është i lumtur që i ra të luaj me Liverpoolin

Jurgen Klopp tha se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simone do të zhgënjehet pasi që do të përballet me fituesit e Ligës së Kampionëve.

Këto deklarata erdhën pasi që sot u hodh shorti për ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve dhe Liverpolit i ra të luaj me Atletico Madridin.

“Është një ndeshje interesante.  Madridi është vendi ku kemi kujtime fantastike, kështu që është e shkëlqyeshme por kësaj radhe ne luajmë në Atletico dhe është tereni i tyre”.

“Nuk mendoj që Simeone po rrin në dhomën e tij të ndenjës i lumtur pasi i ra shorti të luaj me Liverpoolin” tha Klopp./Indeksonline/.