Masakrat e kafshëve në Llabjanë që bëhen në sy të nxënësve
Erë e padurueshme, prerje të kafshëve dhe shpezëve – Këto mund t’i shihni nëse kaloni në fshatin Llabjanë të komunës së Novobërdës.
Banorët e këtij vendi janë të shqetësuar rreth këtij ambienti, pasi që përveç që bëhet tregti me kafshë, aty kundërmon erë e rëndë dhe mbetjet nuk largohen por mbesin aty.
Po ashtu akoma më shqetësues është fakti se afër këtij ambienti, gjendet një shkollë, Salla e Sporteve, Ambulanca Shëndetësore dhe Xhamia.
Shumë kalimtarë frekuentojnë në atë rrugë, por për që gjithmonë përballen me erën e padurueshme të mbetjeve të kafshëve.
Po ashtu, për shkak të këtyre mbetjeve, aty qëndrojnë edhe shumë qenë endacak.
Edhe pse banorët janë ankuar, por ankesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhët./Indeksonline/