75 Mall Live Search
13:03 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashiani e pranon se Northi është vendosur me “photoshop”, në kartën familjare të Krishtlindjeve

Kim Kardashiani ka pranuar se e vendosen me “photoshop” vajzën e saj Northi në kartën e Krishtlindjes së familjes së saj, pasi u akuzua nga fansat se e bëri një gjë të tillë.

Ajo e tha këtë në “The Ellen DeGeneres Show” të martën në mbrëmje, kur 39- vjeçarja, konfirmoi thashethemet se vajza e saj, gjashtëvjeçare, ishte shtuar në foto pasi ajo refuzoi të bëjë fotografi me familjen e saj, transmeton Indeksonline.


Menjëherë pas publikimit të fotografisë, tifozët  e kuptuan se ata kishin ndërhyrë me “photoshop”, diçka që Kimi tani e ka konfirmuar. 

Ajo tha: “Ishte një kohë e shkurtër dhe ishte e vështirë t’i bësh të gjithë së bashku, kështu që unë thashë se do të bëj vetëm me familjen time”.

“Ishte ankth i madh me katër fëmijët, Northi nuk ishte në disponim dhe unë thashë që do ta bëjmë pa ty”.

“Pastaj unë thashë mirë, ne do ta bëjmë me “photoshop” atë. Pra, Northi nuk është në të vërtetë në foto. Kalova në ankth derisa u realizua kjo fotografi. Gjithmonë ndodh një gjë e tillë”, u shpreh Kimi./Indeksonline/