Erion Veliaj feston ditëlindjen, fëmijët në Tiranë i bëjnë surprizë të veçantë
Kryetari
i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot 40-vjetorin e lindjes e në këtë
ditë të veçantë është surprizuar nga fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në
Tiranë.
Veliaj ka publikuar në Facebook një video ku fëmijët shkojnë në zyrën e tij dhe
i urojnë ditëlindjen.
“Nuk ka ndjesi më të bukur sesa të nisësh ditën me një surprizë të tillë! Faleminderit fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” që më mbushën me energji pozitive dhe mirësi. Çiltërsia dhe bujaria e tyre më ngroh zemrën. Le të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin, sikurse këta fëmijë bëjnë për moshatarët e tyre, sepse vetëm kështu mund të rrisim një brez të mirë në një qytet të mirë”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku u shpërndau fëmijëve dhuratat për Vitin e Ri dhe u kërkoi që të arrijnë rezultate të larta në mësime.