75 Mall Live Search
22:21 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mrekullia vet, ja sa bukur u dekorua Suhareka nga nxënësit!

Komuna e Suharekës, vazhdon të jetë shembull për shumë qytete të tjera.

Projekte të realizuara, bashkëpunimi komunë – qytetarë, pa dyshim që rezultatet janë fantastike.

Derisa, qytetet e tjera u dekoruan për festat e fundvitit, duke shpenzuar me mijëra euro, Suhareka këtë e ka bërë duke përdorur një metodë kreative dhe jo shpenzuese, e kjo u bë falë punës së nxënësve, shkruan Indeksonline.

Përmes një videoje të publikuar nga kryetari Bali Muharremaj, shikojeni dekorimin fantastik të qytetit nga nxënësit e “Skënder Luarasit”.