Qeni ngordh pasi mbetët jashtë, pa hije dhe pa ujë, në temperaturë prej 42 gradësh
Një qen ka ngordhur pasi ka mbetur jashtë pa ujë dhe pa hije, kur në Australi kishte valë të madhe nxehtësie.
“Një qen ka ngordhur dhe kafshët e tjera janë gjetur pa ujë ose hije pasi njerëzit vazhdojnë të injorojnë rreziqet ekstreme gjatë valës aktuale,” thotë një zëdhënës i RSPCA-së.
“Qeni një vjeçar ngordhi dje, i lidhur në oborrin e shtëpisë pasi kishte mbetur pa ujë dhe pa hije”, raporton dailymail, transmeton Indeksonline.
“RSPCA- Australia e Jugut ka vetëm një inspektor të caktuar për të mbuluar Gadishullin Eyre dhe ai ka qenë i përmbytur me raporte mizori të lidhura me nxehtësinë në 48 orët e kaluara, ai u ka bërë thirrje oficerëve të këshillit lokal që të frekuentojnë vendet për të kontrolluar mirëqenien e kafshëve.’
Dje ishte dita e nxehtë në Australi mësohet nga të dhënat paraprake nga Byroja e Meteorologjisë./Indeksonline/