Jennifer Lopezi, me veshje sportive duket “perfekt”
Jennifer Lopezi u pa të martën me veshje sportive me ngjyrë rozë derisa po shkonte në palestër në qytetin e Miami.
50-vjeçarja kombinoi një triko të shkurtër me pantallona të jogës që ia vinin në pah format e përkryera të trupit, transmeton Indeksonline.

Ajo kompletoi pamjen me një palë syze dielli reflektuese dhe disa atletet “Nike” të bardha me detaje rozë dhe një palë vathë të argjendë.
Kohët e fundit Lopezi siguroi nominimin e saj të parë në “Screen Actors Guild” për rolin e saj në filmin “Hustlers”.

Ajo bëri një reagim emocional në Instagram pas marrjes së nominimit “Për të gjithë aktorët që luftojnë atje, mos u dorëzoni, mund të ndodhë. Po ndodh! “
“Faleminderit shumë, ndiehem sikur kam fituar tashmë, faleminderit. Faleminderit për SAG Awards. Do shihemi atje”, tha J.Lo.

Lopezi, po ashtu ka zgjyar zërat për nominim në “Oscar”, pasi së fundmi u nominua edhe në “Golden Globe” për rolin.
Ajo u nominua për herë të fundit për një “Golden Globe” më 1998 për rolin e saj si Selena./Indeksonline/
