Aksident i rëndë midis dy kamionëve, në Mitrovicë
Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme midis dy kamionëve te vendi i njohur si Ura e Gjakut, në Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
I njëjti ka thënë së një person ka marrë lëndime.
Ndryshe në aksident janë përfshirë dy kamionë, njëri i kompanisë “Uniteti” dhe tjetri një kamion me targa të Novi- Pazarit../Indeksonline



