75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

SEWP që përfaqëson mbi 8 mijë gazetarë nga rajoni, dënon sulmin fizik të ministrit Shala ndaj gazetarit

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve (SEWP), e cila përfaqëson më shumë se tetë mijë anëtarë reagon për sulmin fizik që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadani, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Platforma rajonale SEWP është një rrjet i asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatave të mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor, e themeluar në janar të vitit 2016.

Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për këtë incident të raportuar nga AGK, duke kërkuar më shumë siguri për gazetarët.