75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Juventus triumfon ndaj Sampdorias

Juventus ka arritur të shënojë fitore me mund ndaj Sampdorias në udhëtim me rezultat 1:2.

Ishte Dybala ai që shënoi golin e pare për mysafirët në minutën e 19-të, ndërsa Caprari barazoi shifrat në të 35-tën.

Ronaldo vulosi fitoren në minutën e fundit të pjesës së pare me një gol të jashtëzakonshëm me kokë.

Me këtë fitore, Juventus merr përkohësisht lidershipin në Serie A me 42 pikë, tri më shumë se Inter që ka një lojë më pak./Indeksonline/