Nën kërcënimin e armës, grabiten 1000 euro në një pompë derivatesh në Ferizaj
Punëtori i një pompe derivatesh në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj ka njoftuar se një person i dyshuar, i maskuar nën kërcënimin e armës ia ka grabitur 1000 euro.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, transmeton Indeksonline.
Lidhur me rastin, nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/