Sindikata e Pylltarisë, pas vdekjes së rojës, kërkon siguri në punë
Nazmi Rrustemi është vrarë mbrëmë në vendin e punës me armë zjarri, shkruan Indeksonline.
60- vjeçari punonte si rojë pylli në afërsi të Liqenit të Badocit, në rrugën Graçanicë – Gjilan.
Nga ky rast Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës është shprehur e shqetësuar për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që u kanoset atyre çdo dit në vendin e punës.
“Sindikata e Pavarura e Pylltarisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që u kanoset atyre çdo ditë në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të rojës së pyllit Nazmi Rustemi-rojë në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
SPP ka kërkuar që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë.
“Ndaj, Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht Rojtaret e pyllit dhe njëherit bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejt të zbardhet rasti në fjalë”./Indeksonline/