Disejnatorja e modës, s’di t’i rregullojë flokët e veta
Victoria Beckham ka thënë se nuk di t’i ndreq flokët dhe kjo është arsyeja pse ajo i mban vetëm në stilin “bun”.
Disenjatorja e modës, diskutoi sekretet e saj gjatë një tutoriali për grim për linjën e saj Victoria Beckham Beauty me miken e saj Lisa Eldridge, shkruan Indeksonline.

Dhe të dyjat pranuan se nuk dinë të bëjnë grim dhe t’i stilojnë flokët e tyre.
“Unë nuk mund t’i ndreq flokët e mi. 99% të kohës, i laj flokët dhe e bëjë një tufë në majë të kokës”, tha Victoria.
Ajo tha se kështu shkon çdo ditë në punë.
Victoria, gjithashtu tha se nuk mund të largohet nga shtëpia pa i bërë vetullat dhe buzët.
Madje ajo duke bërë shaka tha se nuk mund ta shikon veten pa i lyer buzët.
Kujtojmë se Victoria është gruaja e ish-futbollistit të njohur David Beckham, me të cilin kanë katër fëmijë./Indeksonline/

