Korab Shaqiri kalon kohë “magjike” me gruan e tij
Artisti i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, së fundi ka marrë pjesë në festivalin “Kënga magjike 2019”.
Ai është prezantuar më këngën “Fenomen”, shkruan Indeksonline.
Prezantimi i tij i parë dhe i vetëm në “Kënga magjike” ka qenë në vitin 2008, pra rikthimi i tij në skenën e festivalit vjen pas 11 vjetësh.
Ai ka marrë edhe gradën shkencore “Doktor i kompozionit”, ku lajmin për këtë e dha përmes një postimi në Instagram.
Pas sukseseve në karrierë, Korabi po kalon edhe momente të mira me familjen e tij.

Gruaja e tij, Lulja, ka shpërndarë disa fotografi ku çifti shihet tejet i lumtur krahas njëri-tjetrit.
Madje këtyre fotografive, ajo ia bashkëngjiti një shkrim interesant e domethënës.

“Koha më magjike, në vendin më magjik, më njerëzit më magjikë”, ka shkruar ajo.
Çifti ka një djalë të quajtur Alte.
