75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çerdhja e re për 100 fëmijë, në “Kalabri”

Së shpejti në lagjen “Kalabria” të Prishtinës do të hapen dyert e çerdhës “Cicërimat”, shkruan Indeksonline.

Në këtë kopsht do të kenë mundësi të regjistrohen 100 fëmijë të lagjes.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kopshti “Cicërimat” në lagjen “Kalabria” së shpejti do t’i hapë dyert për rreth 100 fëmijë të lagjes.

Fillimisht është hapur konkursi edhe për rekrutimin e stafit të këtij kopshti, të cilët do të përkujdesen që ky kopsht të funksionojë dhe t’i zbatojë të gjitha politikat dhe standardet adekuate për edukimin e hershëm”, thuhet në njoftim./Indeksonline/