Sot, i jepet lamtumira e fundit komedianit të talentuar
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Paul Squire, komedianit të njohur, cili vdiq më 4 dhjetor të këtij viti.
Ai vdiq në moshën 69- vjecare dhe la pas vetes dy fëmijë, shkruan Indeksonline.
Ai jetoi për shumë vjet në Stocksfield dhe punoi me emra të njohur sic janë Bob Mankhouse, Bernard Manning dhe Bill Haley.

Familja e tij ka njoftuar se funerali do te mbahet sot (20 dhjetor), në Mountsett Crematorium ne Ewehurst Road, Dipton, në County Durham, në orën 12:30.
Djali i tij, Jamie tha se të gjithë janë të mirëpritur që të bashkohen me familjen e tij.
Pauli së fundi ishte me shëndet të keq.
Karrierën e tij e kishte filluar si një fëmijë nëntë vjeç.
Autori Rob Cope për vdekjen e tij ka thënë se ishte shumë i trishtuar për humbjen e komedianit të madh Paul Squire, pasi që ai kishte një talent të madh.
Pauli po ashtu u quajt si profesionit i rrallë e interpretues i talentuar./Indeksonline/