75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Khabibi i bashkohet Ozilit kundër kinezëve: Të mbrojmë vëllezërit ujgurë

Kampioni i MMA, Khabib Nurmagomedov i është bashkuar mesfushorit të Arsenalit Mesut Ozil në mbështetje të muslimanëve ujgurë në Kinë, një çështje shumë aktuale në ditët e fundit.

Ylli i Arsenalit ka kritikuar Kinën në mediat sociale për terrorin shtetëror mbi këtë popullsi, dhe për këtë shkak është bërë një problem të madh për klubin dhe për veten e tij, pikërisht nga zemërimi kinez.

Ozil është fshirë praktikisht nga interneti në vendin më të populluar në botë, kështu që emri dhe mbiemri i tij nuk është më në motorin kinez të kërkimit Baidu. Gjithashtu, që nga fundjava, Ozil nuk ekziston as në rrjetet sociale kineze Weibo dhe Douyin.

E pas reagimit të Ozilit në mbrojtje të ujgurëve, ka ardhur dhe ai i Khabibit.

“Për hir të Allahut, lehtësojuani gjendjen vëllezërve tanë ujgurë”, shkroi Habibi në Instagram.