75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Suhareka po bëhet edhe me një palestër tjetër

Bali Muharremaj po vazhdon të iu grahë punëve. I pari i Suharekës ka njoftuar se është afër përfundimi i një palestre tjetër.

Kësaj radhe, Studençani ka nderin që ta ketë një palestër moderne.

“Salla Sportive në Studençan është në përfundim e sipër.

Aty në të ardhmen sportistët do të kenë kushte shumë të favorshme, për shfaqjen e talentit të tyre.

Serioziteti dhe përkushtimi ynë në punë është synim edhe në të ardhmen” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/