75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Daley Blind diagnostifikohet më sëmundje të zemrës

Futbollisti i Ajaxit, Daley Blind është diagnostifkuar me sëmundje të zemrës këtë e ka konfirmuar vetë klubi i futbollistit.

Sipas testeve mjekësore Blind do të detyrohet që të mbajë aparat për ta ndihmuar funksionimin e zemrës dhe normalizimin e rrahjeve të zemrës, që në shumicën e rasteve edhe mund të jetë e rrezikshme.

Pas këtij lajmi ka folur edhe vetë futbollisti i cili ka treguar se për momentin është duke u ndjerë mirë  ‘Jam duke u ndjerë mirë për momentin dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti’, tha Blind.

Futbollisti kishte pasur probleme shëndetësore në ndeshjen e Ajaxit kundër Valencias.

Daley Blind është 29 vjeçar dhe është transferuar te Ajaxi në vitin 2018 nga Manchester United për shumën prej 16 milionë euro./Indeksonline/.