75 Mall Live Search
18:09 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Trupi i vdekur digjet, zakone interesante të kësaj feje

Hinduizmi është feja e tretë më e madhe në botë. Për dallim nga fetë e tjera, Hinduizmi nuk ka themelues dhe asnjë besim apo doktrinë të përbashkët. Më e përhapur në mesin e indianëve aziatikë.

Sipas kësaj feje, edhe pse trupi fizik vdes, shpirti nuk ka fillim dhe as fund, shkruan Indeksonline.

Ata preferojnë të vdesin në shtëpi, të rrethuar nga familjarët e tyre.

Sipas zakoneve të varrimit Hindu, trupi i vdekur dhe hiri shpërndahet në ndonjë vend të shenjtë, ujë ose në ndonjë vend tjetër me rëndësi për të ndjerin.

Ngjyra e bardhë është e preferuara që të vishet në varrim, e zeza konsiderohet e papërshtatshme.

Mund të ofrohen lule, por sjellja e ushqimit nuk është pjesë e zakonit hindu.

Përdorimi i një aparati fotografik ose regjistruesi të çfardo lloji nuk konsiderohet i përshtatshëm.

Dhjetë ditë më vonë, në shtëpinë e të ndjerit zhvillohet një ceremoni për të çliruar shpirtin që të ngjitet në parajsë. Vizitorët pritet të sjellin fruta. Periudha e zisë shkon nga 10 deri në 30 ditë pas vdekjes./Indeksonline/