75 Mall Live Search
20:29 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

City mposht Leicesterin, i afrohet kreut

Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Leicester Cityt me rezultat 3:1.

Në fakt, ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes Jamie Vardyt në minutën e 22-të, por pjesa e parë u mbyll në favor të kampionëve në fuqi.

Fillimisht Mahrez e më pas Gundogan e dërguan Cityn në pushim në epërsi.

Në të 69-tën, Gabriel Jesus vulosi fitoren.

Leicester përkundër humbjes mbetet në pozitën e dytë me 39 pikë, ndërsa Manchester City në të tretën me një pikë më pak./Indeksonline/