75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

90 minuta asnjë gol, finalja shkon në vazhdime

Pas 90 minutave ndeshja finale e Botërorit për klube mes Liverpoolit dhe Flamengos u mbyll pa gola.

As njëri e as ekipi tjetër nuk arritën të shënonin gol përkundër rasteve, shkruan Indeksonline.

Një penallti e akorduar fillimisht në fund të ndeshjes e më pas e anuluar nga VAR-i shpëtuan Flamengon.

Të shohim nëse vazhdimet do e japin një fitues apo do të nevojiten edhe penalltitë si opsioni i fundit./Indeksonline/