75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

‘Kiflet e Shpendit’, kushtojnë gati 215 mijë euro

Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji ka dhënë kontratën e re për furnizim me kifle nxënësit e klasës së 1 deri në të pestën.

Kohëzgjatja e marrëveshjes në kornizë është katër muaj, transmeton Indeksonline.

Fituesi i tenderit është ai me çmimin më të ulët, 214 mijë e 272 euro.

Kompania që e ka fituar këtë tenderë është ‘Premium Bakery’. /Indeksonline/