Pagëzohen fëmijët e Victoria dhe David Beckham
Victoria Beckham ka zbuluar se vajza e saj Harper 8 vjeçare dhe djali Cruz 14 vjeç janë pagëzuar.
Dizajnjerja këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të familjes së saj, shkruan Indeksonline.

Victoria poashtu shpërndau një fotografi në Instagram të dy fëmijëve të saj, teksa tha se është krenare me ta.
“Krenare me ditën e sotme duke i parë teksa pagëzohen Harper dhe Cruz para shokëve dhe familjarëvë tanë. Shumë mirënjohëse”, ka shkruar Victoria.
Ajo madje i shprehu edhe dashurinë ish-futbollistit të njohur David Beckham.
“Të dua David Beckham”, ka thënë ajo./Indeksonline/