Si rrallëherë, Rudina Magjistari pozon me të shoqin dhe vajzën
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina
Magjistari, jetën private e ka mbajtur gjithmonë shumë diskrete dhe rrallëherë
publikon foto në praninë e bashkëshortit, Xhavitit dhe vogëlushes së tyre Mia.
Mbrëmë ka qenë një ndër këto të rralla herë dhe moderatorja ka treguar se po
kalon kohën më të mirë pranë familjes.

Familja ndodhen në Korcë dhe Rudina ka publikuar në
profilin e saj të Instagramit një foto ku shihen të lumtur duke darkuar.
“Duke kaluar një kohë të mirë me bashkëshortin dhe me zemrën time të vogël të
kuqe”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Në vendin ku ndodhen është krijuar atmosfera e festave dhe të tre së bashku po
e mbushin dhe me dashuri.
