75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E quajti kopjac të Contes, Lampard i përgjigjet Mourinhos

Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard ka mposhtur pasditen e të dielës me rezultatin 0-2 ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, që tashmë drejton skuadrën e Tottenham.

Një sfidë e fortë në fushë, tribuna dhe në media.

Rudiger ka rënë pre e sulmeve raciste gjatë ndeshjes. Unë do ta mbështes. Nuk di nëse në këtë aspekt po përmirësohet situata, apo po përkeqësohet. Brasktisja e fushës? Duhet të jetë një vendim i menduar mirë, duke marrë parasysh sanksionet”.

Unë si Conte? Nuk po tentoj të kopjoj askënd. Mënyra jonë e lojës është e ndryshme. Tottenham luan shumë mirë, kanë futbollistë të mirë që të sulmojnë pas shpine. Sot nuk ja dolën dhe kjo na ndihmoi”, ishte kundërpërgjigja e Lampard ndaj Mourinhos.