Minjtë dëmtojnë kabllot e sistemit të “vijës së golit” para ndeshjes së Ligue 1
Sistemi “VAR” ka qenë një revolucion në botën e futbollit modern por ka pasur shumë kritika në këto vitet e përdorimit.
Pjesa më e saktë teknologjike e futbollit ka qenë ajo e vijës së golit që ka rezultuar shumë e saktë deri më tani.
Si rezultat, teknologjia është përdorur gjerësisht në ligat më të larta të Evropës, por kjo nuk ndodhi në një ndeshje të Ligue 1 të Francës natën e kaluar, dhe arsyeja është qesharake.
Minjtë dëmtuan kabllot e përdorura për teknologjinë në stadiumin Allianz Riviera përpara ndeshjes mes Nice dhe Toulouse, duke e bërë atë të papërdorshëm.
“Teknologjia e vijës së golit nuk do të jetë funksionale në ndeshjen e sotme në Ligue 1 midis Nice & Toulouse sepse minjtë kanë ngrënë kabllot e sistemit“.
Goal-line technology will not be operational in tonight's Ligue 1 clash between Nice & Toulouse because rats have eaten through some vital electric cables. (France Bleu)
— Get French Football News (@GFFN) December 21, 2019
Por fatmirësisht gjatë ndeshjes nuk pati nevojë për ndërhyrjen e kësaj pajisje. /IndeksOnline/