Gjilani u shpërndan dhurata fëmijëve
Festat e fundvitit gjithmonë arrijnë që t’i japin jetë thuajse çdo qyteti.
Por më së shumti festat ndjehen te fëmijët, të cilët edhe mezi presin fundvitin.
Komuna e Gjilanit për nder të festave të fundvitit do t’u shpërndajë sot dhurata fëmijëve në OJQ-në, Pema.
Shpërndarja bëhet në objektin e “Pemas” nga ora 11:00./Indeksonline/