75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur amerikane takohet me ish-burrin dhe të dashurën e tij!

Aktorja e njohur amerikane, Gwyneth Paltrow, është takuar rastësisht me ish-burrin e saj Chris Martin, i cili ishte me të dashurën e tij Dakota Johnson në Aspen.

Ata dikur ishin çift dhe ishin mjaft të përfolur nëpër media derisa i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan “DailyMail”.

Gwyneth Paltrow, 47 vjeçe dhe Chris Martin, 42 vjeç, që nga ndarja, kanë provuar të jenë miq, madje shpesh herë kanë kaluar kohë së bashku me të dashurit e tyre të rinj, transmeton Indeksonline.

Kështu ndodhi edhe të dielën, me themeluesin e “Goop”-it së bashku me Chrisin dhe të dashurën Dakota Johnson, 30 vjeç, derisa ishin në Aspen të Kolorados, duke shijuar një ditë në borë.

Ata u panë në të njëjtin vend, teksa Chrisi ishte dorë për dore me të dashurën e tij Dakota.

Kujtojmë se dyshja ishin bashkë që nga viti 2003 deri më 2016 dhe së bashku kanë 2 fëmijë. /Indeksonline/