75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsyeja se pse shumë vajza vishen me të zeza?

Çdo stinë sjell ngjyrat e saj. Në pranverë, ngjyrat pastel dhe disenjet shumëlulëshe janë çdo kund, vera na sjell ngjyra më të ndezura e vibrante. Ndërsa vjeshta na sjell ngjyrat e vjeshtës, të verdhën, gjelbrën e atë kafe. Por dimri zakonisht vjen me ngjyra më të errëta në kombinim me ngjyra kontraste si e bardhë e bezh.

Mirëpo, pavarësisht trendeve, disa gra thjesht pëlqejnë t’i qëndrojnë besnike ngjyrës së zezë shumicën e kohës.

Për disa kjo mund të tingëllojë si diçka e çuditshme. Mirëpo ka një spjegim për këtë.

Ngjyrat e ndryshme na bëjnë të ndihemi në mënyra të ndryshme, edhe nëse nuk e vërejmë këtë. Në një pyetësor nga butshirtsonline.co.uk, shumë njerëz u pyetën se si i perceptonin ngjyrat. Në këtë pyetësor 56% e pjesëmarrësve arritën në përfundim se ngjyra e zezë asocionte me vetëbesim, seriozitet dhe fuqi.

Kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve se pse shumë vajza e gra vendosin të veshin këtë ngjyrë, në mënyrë që të ndihen edhe më të forta, me vetëbesim më të lartë e me kujdes të shtuar.