Pranë pemës së vitit të ri, Orinda Huta merr gjithë vëmendjen
Këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta, zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, duke qenë pjesë e saj tash e 20 vite.
Ishte viti 1999, kur ajo morri pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Orët e Jetës”, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë, ajo nuk përflitet gjithnjë vetëm për muzikën, por edhe për paraqitjet dhe dukjen e saj.
Madje ajo ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku paraqitet vazhdimisht.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi afër pemës së Vitit të Ri, duke ndjerë atmosferën festive në prag të festave të fundvitit. /Indeksonline/
