Policia e Kosovës dje, ka shqiptuar 1.111 tiketa për shkelje në trafik
Gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 45 aksidente, ku 17 prej tyre me të lënduar, 28 vetëm me dëme materiale.
E për mosrespektim rregullash komunikacioni, janë shqiptuar gjithsej 1.111 tiketa trafiku.
Derisa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 26 persona, 17 prej tyre në mbajtje dhe 3 në vuajtje dënimi./Indeksonline/
