Këto qendra mjekësore, do të kujdestarojnë për festat e fundvitit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për qendrat mjekësore që do të kujdestarojnë në festat e fundvitit.
Komuna njofton për QKMF-të, Qendrën e Mjekësisë Urgjente dhe qendrat e mjekësisë familjare nr 2,4,5 e 6 se do të jenë kujdestare në festat e fundvitit në mënyrë që të ofrojnë shërbime mjekësore sipas nevojës që qytetarët do të kërkojnë.
Ky është njoftimi nga komuna:
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe qendrat e mjekësisë familjare nr 2,4,5 e 6 ? do të jenë kujdestare gjatë festive të fundvitit në mënyrë që të ofrojnë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët sipas nevojës.
Datat dhe orari i kujdestarisë:
E mërkurë, 25 dhjetor 2019
E mërkurë, 1 janar 2020
E enjte, 2 janar 2020
E martë, 7 janar 2020
Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare 24 h
Rr. Fehmi Agani (Qendёr )
Qendra e Mjekёsisё Familjare 2 07:00 – 19:00
Rr. Vllezёrit Fazliu (Kodra e trimave )
Qendra e Mjekёsisё Familjare 4 24h
Rr. Myrvete Maksutaj (Afёr Medresës)
Qendra e Mjekёsisё Familjare 5 24h
Rr. Nёna Tereza (Dardania)
Qendra e Mjekёsiё Familjare 6 07:00 -19:00
Rr. Hyzri Talla (Bregu i Diellit)
Qendra e Mjekёsisё Urgjente 24 h
Rr. Fehmi Lladrovci
