75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Spiderman” arrin në Prishtinë, ngjitet në Klinikën e Pediatrisë

Me rastin e festave të fundvitit, në Klinikës e Pediatrisë, janë kryer disa aktivitete të cilat kanë lënë të gëzuar shumë fëmijë, të cilët janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Fëmijëve në këtë klinikë, këtë vit i erdhi për vizitë, personazhi mjaft i dashur i filmit të animuar “Spidermani”, duke i lënë të befasuar ata.

Edhe më simbolike ishte ngjitja e “spidermanit”, përmes dritares.

Kujtojmë se aktivitete të tilla nuk po kryhen për herë të parë.

Aktivitete të ngjashme, janë realizuar edhe viteve të tjerë, me qëllim fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë, të përjetojnë momente mjaft atraktive dhe emocionuese, duke takuar kështu personazhin e tyre të dashur. /IndeksOnline/