75 Mall Live Search
18:00 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Kaqibeg, një person i lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kaqibeg të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se një person ka mbetur i lënduar në këtë aksident.

I lënduari është bartur me autoambulancë drejt QKUK-së në Prishtinë.

Policia rrugore është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/