75 Mall Live Search
20:44 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëjnë gati dokumentat e divorcit!

Miley Cyrus dhe ish partneri Liam Hemsworth kanë bërë gati të gjitha detajet për tu divorcuar.

Burimet e TMZ kanë mësuar se avokati i saj do të paraqesë dokumentet e nvojshme ligjore duke deklaruar se të dy kanë arritur një zgjidhje në divorcin e tyre, transmeton Indeksonline.

Divorci u shënua me një hidhërim domethënës nga të dy palët, por kjo duket se ka pasuar pasi ata vendosën që është më mirë të vazhdohet me divorc, sesa të tentohet kot.

Në të vërtetë nuk ishte aq e vështirë për tu gjetur një zgjidhje përfundimisht.

Kjo pasi ata nuk kanë fëmijë dhe gjithçka ishte më e lehtë.

Kujtojmë që iniciativat për një divorc mes dyshes kanë filluar kohë më përpara, derisa duket se lidhjes së tyre ‘me dokumenta’ po i vjen fundi. /Indeksonline/