75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arbana Osmani, ju uron Krishtlindjet përkrah djalit të saj!

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, është një personazh mjaft i dashur dhe i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ajo me emisionet që ka drejtuar, ka marrë simpatinë e publikut dhe interesimi për të ka kaluar kufijtë profesionalë shkruan Indeksonline.

Sa i përket jetës private Arbana kohët e fundit ka qenë një emër mjaft i lakuar nga mediat rozë.

Kjo pasi ajo është në një lidhje dashurie me regjisorin Eduart Grishaj, pasi u nda nga burri.

Arbana, gjithashtu ka një djalë, Jonin, me të cilin është paraqitur së fundmi duke uruar të gjithëve festat e Krishtlindjeve. /Indeksonline/