75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Skuadrat evropiane me pagat më të larta, Barcelona e para

Barcelona është skuadra me pagat më të larta në botë. Skuadra katalonase paguan 11.5 milionë euro pagë mesatare te futbollistët e saj.

Paga mesatare bruto e Messit tejkalon shifrën prej 58 milionë eurosh.

Skuadra e dytë me më shumë shpenzime për pagat është Real Madridi, me një mesatare prej 10 milionë eurosh për futbollist.

Skuadrat e Manchesterit Cityt e Unitedit prijnë në Premierligë. Liverpooli është skuadra e tretë në Premierligë për pagat më të larta, para Arsenalit e Chelseat.

Juventusi prin dukshëm në Serinë A për paga më të larta, para Romës, Interit e Napolit.

PSG-ja paguan paga më shumë, thuajse njësoj sa paguajnë 10 skuadra bashkë në Francë. 10.5 milionë euro është paga mesatare e futbollistëve te PSG-ja.

Bayern Muncheni është e para në Gjermani me 10 milionë euro mesatare pagash, para Dortmundit e Leverkusenit./Indeksonline/