75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

De Jongu, e fton ish- bashkëlojtarin De Ligt te Barcelona

Matthijs De Light e refuzoi Barcelonën gjatë verës, pasi zgjodhi t’i bashkohej Juventusit, por Frenkie de Jong, beson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi mund t’i ribashkohet atij në Camp Nou në të ardhmen e afërt.

Mesfushori holandez, megjithatë, theksoi se De Ligti e kishte marrë vendimin e duhur për të kaluar në Juve nga Ajaxi.

“De Ligti mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, tha De Jongi për “De Telegraaf”-in.

“Fakti që ka shkuar në Itali nuk nënkupton se ai nuk mund të luajë për Barcelonën pas pak vjetësh. Ai e ka bërë vendimin e duhur; po bën punë të mirë në Torino”, shtoi ai.

Ai foli edhe për veten dhe mënyrën e përshtatjes së shpejtë në skuadrën katalonase.

“Përshtatja ime në skuadër, e them me dy fjalë: pothuajse e përkryer”, theksoi ai.