75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja pse Igli Tare, sot, është drejtori sportiv më i mirë, në botë!

Igli Tare është në garë për të marrë çmimin si drejtori më i mirë sportiv në botë për vitin 2019. Dhe ka shumë arsye që shqiptari të marrë këtë çmim me 29 dhjetor në mbrëmjen gala që mbahet në Dubai.

Tare ka bërë pazare të shumta me Lazion, duke shitur yjet e skuadrës, por që sa më shumë që ka shitur, aq më shumë skuadra e tij është forcuar, dhe aspak s’është dëmtuar.

Tare ka arritur të merrte lojtarë te Lazio me “çmime të Kosovës”, por që vlera e tyre është rritur për “çmime të Real Madridit”, shkruan Indeksonline.

Tomas Strakosha u ble sa një veturë e vogël, por që sot vlera e tij në treg është më shumë se 30 milionë euro.

Vlera e pothuajse secilit futbollist te Lazio në treg është rritur bindshëm.

Luis Alberto kushtonte vetëm 4 milionë euro, ndërsa sot në treg i është rritur çmimi për 80 milionë. Milinkoviq-Saviq ishte blerë për 5.9 milionë euro, ndërsa sot ka vlerë 100 milionë euro.

Ngjashëm i është rritur vlera edhe Correas. Nga 19 milionë euro, sot vlera e tij në treg është 80 milionë euro.

Vlera e komplet skuadrës së Lazios kishte rënë para dy vjetësh në 150 milionë euro, ndërsa sot lojtarët e Lazios kanë vlerë totale më shumë se 500 milionë euro./Indeksonline/