75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Milani, dy dhurata të “harxhuara” për muajin janar

Viti 2019 ka qenë i dështuar për Milanin. Skuadra e madhe italiane ka për synim që të bëjë lëvizjet e para në skuadër që në ditët e para të vitit 2020.

Zvonimir Bobani ka paralajmëruar se Milani do të blejë lojtarë në janar. Jean Cleair Todibo është në fokusin e Milanit.

Futbollisti francez nuk ka arritur të gjente fare vend te Barcelona dhe për këtë është duke kërkuar një skuadër të re.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke punuar me agjentin e tij për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Rikthimi i Ibrahimoviqit është po ashtu opsion shumë i mundshëm për Milanin.

Ibra ka mbetur pa skuadër dhe me shumë gjasa do rikthehet te skuadra e madhe italiane.

Por, a mund të kthjellet Milani me këta dy lojtarë të harxhuar, kjo mbetet të shihet./Indeksonline/