75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij në Deçan

Pasditen e sotme, rreth orës 15:00-të, në Deçan është gjetur i vdekur një person, mashkull.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, derisa shton se Policia është në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.

“Në një banes në Deqan është gjetur një trup i pajetë, Policia për momentin janë në vendin e ngjarjes, dhe për çdo detaj do i’u njoftojmë me kohë”, tha Ibraj.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për rastin. /IndeksOnline/