Alexander-Arnold për rekord, Sterling parakalon Messin
2019-ta ka qenë padyshim viti i Liverpool-it dhe Manchester City-t.
Reds kanë dominuar në Evropë, ndërsa City kanë bërë ligjin në Angli.
Mes simboleve që tregojnë forcën e dy skuadrave të Premier League janë Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi i krahut i Klopp, dhe Raheem Sterling, sulmuesi i Pep Guardiola.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, mbrojtësi ka vendosur një rekord të bujshëm: nga 2004-a e deri më sot, ai është lojtari me vlerën më të rritur mes mbrojtësve, duke kaluar nga 80 në 110 milionë euro.
Për sa i takon Sterling, vlera e tij në merkato është rritur me 20 milionë euro, nga 140 në 160. Kështu, ylli i City-t është bërë lojtari me vlerën më të lartë në historinë e Premier League dhe ka lënë mbrapa edhe një si Leo Messi.
Para tij është vetëm Kylian Mbappe me 200 milionë euro.