75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Marrëveshja drejt mbylljes, ja ku do të jetë e ardhmja e Gabigolit

Gabriel Barbosa po kalon një periudhë shumë të mirë te Flamengo, teksa po tregon një paraqitje të shkëlqyer.

Braziliani luan i huazuar nga Interi te Flamengo, huazim i cili përfundon pikërisht në fund të këtij vitit.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Esporte”, karriera e sulmuesit do të vazhdojë të jetë te ekipi brazilian.

Thuhet se Flamengo janë pranë marrëveshjes me Interin për ta marrë kartonin e futbollistit për 16 milionë euro, me zikaltërit që do të kenë edhe 20% të kartonit të futbollistit në rast se shitet në të ardhmen.

Marrëveshja është shumë afër mbylljes, dhe zyrtarizimi pritet të vijë para janarit të vitit të ardhshëm.