Interi me ofertë konkrete për Vidalin, dallimi i ofertës me kërkesën veç 8 milionë
Trajneri i Interit, Antonio Conte i ka planet konkrete për merkaton e janarit. Ai do me patjetër mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Kiliani shihet si mjaft i rëndësishëm për skemat e trajnerit Conte, ndërsa në krahun tjetër nuk konsiderohet si i pashitshëm nga kampionët e Spanjës.
Barcelona nuk po e aktivizon aq sa duhet dhe “Luftëtari” dëshiron largimin nga Katalonia.
Drejtuesit e Interit kanë arritur deri tani një ofertë prej 12 milionë eurosh, por nuk është pranuar nga skuadra e Barcelonës. Ata e kanë refuzuar menjëherë, pasi duan të paktën 20 milionë euro.
Bisedat midis tyre kanë ngecur për 8 milionë euro dhe në janar duket se palët janë të prirua të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mirën e të gjithëve.