75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hapën rrugët për krijimin e institucioneve

Të enjtën u hapën rrugët për formimin e institucioneve me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nënkryetarët, shkruan IndeksOnline.

Për herë të parë në historinë parlamentare kryetari dhe nënkryetarët janë zgjedhur pa marrëveshje paraprake politike.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit, ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Memli Krasniqi, Arbëria Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK.

Me zgjedhjen e këtyre u shmang shmangur bllokada institucionale dhe ka marrë rrugë formimi i Qeverisë, ndonëse ende nuk ka marrëveshje në mes partisë fituese të 6 tetorit, LVV me LDK-në.

Mëgjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës votoi pro zgjedhjes së kreparlamentari duke thënë se nuk do të marrin veprime që do ta bllokojnë punën e procesit.

Tani është në dorën e presidentit që ta nominojë kandidatin për kryeministër, i cili pastaj ka 15 ditë afat ta paraqesë për votim kabinetin në Kuvend.

Ambasadsa Amerikane në Kosovë dje i ka uruar qytetarët pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duke thënë se pret formim të shpejtë të Qeverisë./IndeksOnline/