75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kontrabandohen 16 lopë, arrestohen 3 persona, në Klinë

Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohet se që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar, shkruan IndeksOnline.

 Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuara

Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e Qendrës Korrektuese Dubravë.

“Fsh. Jashanicë e Epër, Klinë 26.12.2019 – 12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar. Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./IndeksOnline/