Personi që hyri me veturë në lokal, arrestohet në Gjilan
Mbrëmë në Gjilan M.K. kishte vendosur të bënte një veprim jo të zakonshëm, shkruan IndeksOnline.
Pas një mosmarrëveshjeje me personelin e sigurimit në një kafene në Gjilan ai kishte tentuar të hynte me veturë brenda lokalit.
Në bazë të informatave nga policia, thuhet se ndonëse lokali ishte i mbushur me njerëz nuk ka asnjë të lënduar.
Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Gjilan , 26.12.2019 , ora 22:20
I dyshimti M.K.SH. pas nje mosmarrëveshje qe kishte me personelin e sigurimit në një kafiteri këtu në Gjilan ka marr veturën e tij dhe me veturë ka godite pjesën e jashtme te lokalit , me ç’ rast ka dëmtuar murin e jashtëm të objektit. Sipas pronarit të kafiterisë M.K.SH. lokali ka qene i mbushur me mysafirë, mirëpo nuk ka persona te lënduar. I dyshuari besohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit ( 0.89 ‰). I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në PTH”, ka thënë ai./IndeksOnline/