Zvogëlohen drastikisht pagat në Superligën kineze, “tmerr” për disa yje, që shkuan atje të pasuroheshin
Federata kineze e futbollit ka vendosur nje limit prej 50.000 £ sa u perket pagave javore të lojtarëve.
Kjo do të thotë se Premierliga kineze nuk pritet të jetë atraktive si deri tashti për shumë lojtarë që synim primar e kanë aspektin financiar.
Marrëveshja e arritur nga Federata dhe klubet përcakton se asnjë lojtar nuk mund të paguhet më shumë se 1.28 milionë euro në vit.
Kjo masë mund të ketë efekt kundërproduktiv nëse do të tentojnë të nënshkruajnë yjet botërorë.
Duhet mbajtur mend se Superliga kineze aktualisht paguan 20.8 milionë për Oscarin, 17 për Hulkun, 15 për Pellèn, 12.2 për Fellainin.
Disa nga lojtarët me paga më të larta se limiti i vendosur:
Oscar 400.000 £
Hulk 320.000 £
Pelle 290.000 £
Fellaini 235.000 £
Texeira 210.000 £
Carrasco 190.000 £
Arnautovic 130.000 £
/Indeksonline/